Telegrafi

Momente nga humbja e Shqipërisë në basketboll (Foto/Video)

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj ka pësuar disfatën e tretë në eliminatoret e Kampionatit Evropian të viti 2017.

Këtë herë kuqezinjtë u gjunjëzuan përballë Sllovakisë teksa u mposhtën me rezultatin 69-60.

Lexo po ashtu Kosova humbet edhe ndaj Bullgarisë

Në dy çerekët e parë ekzistonte një ekuilibër i plotë mes dy skuadrave që shkuan në dhomat zhveshjes me avantazhin 34-31 për sllovakët.

Diferenca u bë në periodën e tretë kur basketbollistët sllovakë krijuan edhe diferencën e mjaftueshme të pikëve për të fituar këtë përballje. /TCH/