Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj ka pësuar disfatën e tretë në eliminatoret e Kampionatit Evropian të viti 2017.
Këtë herë kuqezinjtë u gjunjëzuan përballë Sllovakisë teksa u mposhtën me rezultatin 69-60.
Në dy çerekët e parë ekzistonte një ekuilibër i plotë mes dy skuadrave që shkuan në dhomat zhveshjes me avantazhin 34-31 për sllovakët.
Diferenca u bë në periodën e tretë kur basketbollistët sllovakë krijuan edhe diferencën e mjaftueshme të pikëve për të fituar këtë përballje. /TCH/