Telegrafi

Momente nga festa e madhe e Chelseat pas fitores ndaj Cityt dhe ngritjes së trofeut të Ligës së Kampionëve

Chelsea ka fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/21, pasi ka mposhtur në finale Manchester Cityn dhe festa ishte e madhe te klubi londinez.

Blutë e Londrës janë ‘mbretër’ të Evropës, pasi kanë mposhtur Cityn në një finale shumë të luftuar në Estadio do Dragao të Portos.

Goli i vetëm në këtë finale të madhe erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes me anë të Kai Haverzt, i cili shënoi pas asistimit të Mason Mount.

Pas 97 minutave lojë, gjyqtari spanjoll Antonio Mateu Lahoz vërshëlleu fundin e ndeshjes dhe aty shpërtheu festa te klubi nga Stamford Bridge.

Fillimisht lojtarët dhe trajneri të gjithë të çmendur vraponin në fushë, përqafonin njëri-tjetrin, ndërsa nuk i besonin arritjes së tyre.

Festa ishte e madhe edhe pasi pranuan medaljet dhe në fund trofeun e Ligës së Kampionëve, i cili u ngrit nga kapiteni Cesar Azpilicueta.

Më poshtë keni disa momente nga festa e madhe e lojtarëve dhe stafit të Chelseat. /Telegrafi/