Site icon Telegrafi

Momente dramatike: Kërcënoi me bombol gazi dhe me thikë, neutralizohet për vdekje nga policia (Video,+16)

Videoja tronditëse tregon momentin kur ekipet e zjarrfikësve sulmojnë një baba të gjashtë fëmijëve, pasi ai i kërcënoi ata fillimisht me një bombol gazi, e pastaj me thikë, para se të qëllohej për vdekje nga policia.

I dyshuari, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i identifikuar nga motra e tij si Michael Anthony Perez, u shfaq në Anaheim, Kaliforni, të shtunën në mbrëmje, për të cilin policia thotë se ai nuk pranoi të dilte mikrobusi i tij.

Policët kanë thënë se ata u ndjenë të rrezikuar kur 33-vjeçari nxori bombolën e gazit dhe një çakmak.

“Kishim ndjenjën se ky djalë ishte duke i vënë flakën vetes, apo edhe do ta hidhte në erë veturën”, ka thënë Fred Lopez.

Derisa ai po fliste, dy zyrtarë u përvodhën në anën tjetër të veturës.

Papritmas, dritarja prapa Perez u thye dhe dy zjarrfikësit i drejtuan ujin me presion në drejtim të tij.

Gjithsesi, edhe pse ishte nxjerrë fillimisht nga aty, thuhet se ai kishte patur një thikë me vete.

Pas kësaj, ai kishte bërtitur “Ja thika!”, përpara se të dëgjoheshin dy të shtëna nga të cilat kishte marrë lëndime fatale. /Telegrafi/

Exit mobile version