Shoferi i një kamioni në Norvegji, ka vepruar me shumë shkathtësi kur papritmas i doli përpara një fëmijë.
Sikur frenimi të ishte vetëm pak më i ngadaltë, pasojat do ishin fatale për viktimën, transmeton Telegrafi.
“Kjo ngjarje duhet të shfaqet para të gjithëve, që të rritet vëmendja se duhet shikuar mirë rruga, para se të kalohet në anën tjetër”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.
Videoja u kërkua të shihet edhe nga shoferët që përdorin telefonat derisa vozisin, e të cilët nuk do mund ta kalonin mirë këtë situatë. /Telegrafi/
https://youtu.be/FpeXVut-mzI