Telegrafi

Momente dramatike, helikopteri rrëzohet pranë jahtit (Foto)

Tre shtetas britanikë kanë shpëtuar mrekullisht, teksa helikopteri në të cilin ata ishin është rrëzuar pranë një jahti në tentativë për t’u ulur në të.

Ngjarja ndodhi pranë Sandviken në Norvegji, kur helikopteri me 3 shtetasit britanikë në bord po tentonte të ulej në superjahtin me vlerë 20 milionë funte, transmeton tch.

Fatmirësisht 3 personat kanë mundur t’i mbijetojnë këtij aksident, por njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.