Telegrafi

Moment tronditës: Turisti kanadez përpiqet të hapë derën e aeroplanit të pasagjerëve gjatë ngritjes në Tajlandë – pasi pësoi sulm paniku

Ky thuhet të jetë momenti tronditës kur një turist tentoi të hapte derën e aeroplanit të pasagjerëve gjatë ngritjes në Tajlandë pasi pësoi një sulm paniku.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, turisti kanadez Wong Sai Heung, 40 vjeç, shkaktoi kaos kur bërtiti, u hodh nga vendi dhe kërkoi nga ekuipazhi të hapte derën e aeroplanit ndërsa Airbus A320 po përgatitej të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Chiang Mai.

Heung, një inxhinier kompjuteri nga Vankuveri, dyshohet se vrapoi drejt derës pas kabinës dhe e hapi atë.

Pasagjerët e frikësuar mund të shiheshin duke biseduar me njëri-tjetrin gjatë situatës së pazakonshme me Heung të shqetësuar që më pas u drejtua në vendin e tij nga stafi i linjës ajrore.

Efektivët e policisë hynë në automjet dhe arrestuan atë.

Duke folur teksa ishte me pranga, ai tha: “Isha shumë paranojak dhe kisha ankth, ishte gjëja që pata herën e fundit në udhëtimin në Vietnam, por është pak a shumë, udhëtimi i dytë i gjatë, por ishte një sulm i madh paniku. Mendova se po vritesha në atë vend. Unë nuk jam mirë”.

Një zëdhënës tha sot: “Oficerët arrestuan inxhinierin kompjuterik 40-vjeçar kanadez Wong Sai Heung për shkaktimin e një akti që mund të rrezikonte sigurinë e aeroplanit”. /Telegrafi/