Ky është momenti tronditës kur një vozitës 32-vjeçar u përpoq që së bashku me veturën e tij Mitsubishi, me një shpejtësi rreth 160 kilometra në orë, tentoi të hidhej nga Ura Humber, Lincolnshire, Britani e Madhe.
Por, jo për vullnetin e tij, përcjell Telegrafi, Jonathan Dent pati vetëm një përplasje të fortë për barrierat, të cilat nuk e lejuan të dilte jashtë rrugës.
Për habinë e të gjithëve, ndonëse vetura kishte shkatërruar shumë, ai kishte pësuar vetëm disa lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Dent, i cili dyshohet se kishte probleme jetësore, ka pranuar tashmë “fajin” dhe për këtë atij iu dha një dënim me kusht prej tre muajsh në burg, si dhe iu morr patenta e shoferit në afat për tre vjet. /Telegrafi/