Trajneri i Wolverhampton Wanderers, Nuno Espirtio Santo ka pasur një moment të sikletshëm para se të fillonte takimi kundër Tottenham Hotspurti.
Trajneri i Ujqve nuk arriti të futet në stadiumin ‘Molineux Stadium’, pasi kartela e tij nuk i funksiononte.
Ai u detyrua të kthehej mbrapa dhe të provonte dyert e tjera të stadiumit të Wolvesit, derisa ishte i habitur nga ajo çfarë i ndodhi.
Fillimisht Santo e provoi që të hapte derën me dorë, pastaj provoi kartelën e tij, mirëpo asnjëra nga këto nuk i kryen punë.
Aktualisht skuadra e tij është duke humbur 1-0 ndaj Spurs me golin e shënuar qysh në minutën e dytë nga Tanguy Ndomblele. /Telegrafi/
Bad news for Wolves' Nuno Espírito Santo has been locked out of the building🔒 pic.twitter.com/71UfcDLwRX
— Football Daily (@footballdaily) December 27, 2020