Një takim i pakëndshëm mes Nicole Kidman dhe Salma Hayek në Javën e Modës në Paris ka bërë që të flasin për një rivalitet të mundshëm në prapaskenë.
Nicole, ikona 57-vjeçare australiane, thuhet se e kundërshtoi Salma Hayek, 58 vjeç, me një “mos më prek”.
Tensioni ishte i dukshëm pasi Nicole, e cila është e lidhur me Balenciaga-n përmes bashkëshortit të Salma-s, François-Henri Pinault, u duk se po kundërshtonte Salman para paparacëve.
Atyre supozohet se iu kërkua të bënin një pozë së bashku përkrah sensacionit të popit Katy Perry.
Kur Salma u përpoq të sillte Nicole drejt fotografëve, ajo u ndesh me rezistencë nga personazhi i famshëm i Netflix.
Një shikues pretendoi se Nicole tha, “Mos më prek” dhe ngriti dorën për të mbajtur distancën nga Salma.
Dy aktoret janë të njohura prej vitesh, pasi të dyja kanë qenë në garë në ‘Oscars 2003’, ku Nicole doli fituese me ‘çmimin e aktores’ më të mirë për filmin “The Hours”, ndërsa interpretimi i Salmas në Frida nuk i siguroi asaj fitoren. /Telegrafi/
oh that “don’t touch me” from Nicole to Salma at a brand show owned by her husband, that Balenciaga contract is in danger I fear 🫣 pic.twitter.com/zqUa6oHfdA
— Louis Pisano (@LouisPisano) October 13, 2024