Telegrafi

Moment i sikletshëm në “Dance with me”, prezantueses Lei Kraja gjatë vallëzimit me Robertin iu grisën pantallonat

Spektakli “Dance with me” po vazhdon të sjellë nga java në javë performanca interesante nga personazhet VIP.

Është normale që gjatë kërcimit, mund të ndodhin edhe incidente të vogla, dhe një i tillë ndodhi gjatë spektaklit të së hënës.

Ishte çifti Lei Kraja dhe Robert Berisha, ata të cilët vallëzuan me këngën “Ni gote për ty” të Nora Istrefit.

Foto: Lei Kraja/Instagram

Përkundër vallëzimit shumë të veçantë, prezantueses Kraja në një moment i ka ndodhur një incident i vogël, pasi pantallonat e saj janë shqepur.

Foto: Dance with me/YouTube

Gjatë kërcimit, i cili në një pjesë ajo duhej të vallëzonte me këmbë të hapura, u shfaq edhe momenti i sikletshëm kur prezantueses Kraja iu vu në dukje veshja e shqyer.

Sido që të jetë, prezantuesja arriti që ta marrë situatën në dorë, duke kamufluar incidentin ndërsa vallëzoi me këmbë të mbyllura.

Në përfundim të performancës, ajo dhe Roberti u vlerësuan lart nga juria për këtë vallëzim. /Telegrafi/