Site icon Telegrafi

Moment i sikletshëm: era e fortë i ngre fustanin Lauren Sanchez, zbulon më shumë se ç’duhet

Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos ishin të ftuar specialë në rreshtin e parë të spektaklit “Dolce & Gabbana Alta Sartoria 2024” në Sardenjë të Italisë dhe shfaqja e dyshes italiane mori një tjetër dimension për Lauren.

Djali i Sanchez ka ecur në pasarelë si një nga modelët kryesore të këtij eventi, ndonëse një moment i tillë nuk shpëtoi pa u publikuar as në rrjete sociale nga e ëma.

“Sa e mrekullueshme të shikosh djalin tënd”, shkroi Lauren krahas një galerie fotografish të djalit Nikko.

Lauren Sanchez

Kur mbërriti në aeroportin e Sardenjës, Lauren veshi një fustan elegant të shkurtër nga dyshja e famshme italiane Dolce & Gabbana, por prerja e rrjedhshme e fustanit nuk ishte zgjidhja më e mirë për një mot me erë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lauren Sanchez

Një erë e fortë ia ngriti fustanin dhe ia zbuloi të pasmet duke e vënë kështu në një moment të sikletshëm.

Ish-gazetarja ka reaguar me shpejtësi duke i kthyer dorën sërish fustanit.

Përveç fustanit të verdhë, Sanchez mbante edhe një çantë me vlerë 2000 euro dhe këpucë me vlerë 1000 euro. /Telegrafi/

Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos
Exit mobile version