Site icon Telegrafi

Moment shpërqendrimi për lojtarin e Tottenhamit ndaj Milanit – pasoi gabimisht te Richarlison që po bëhej gati të inkuadrohej

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Oliver Skipp për një moment nuk ishte i përqëndruar në lojë dhe pasoi te Richarlison, por ky i fundit vetëm se po bëhej gati të inkuadrohej.

Spurs u mposhtën në ndeshjen e parë nga Milani me rezultat 1-0 në të tetën e finales së finales në Ligën e Kampionëve.

Ishte një lojë e balancuar nga të dyja skuadrat, por Rossonerët shënuan herët me anë të Brahim Diaz, falë një gabimi nga mbrojtja e skuadrës angleze.

Lexo po ashtu A ishte për karton të kuq ndërhyrja e Romeros ndaj Tonalit?

Gjërat mund të ishin më keq, por nuk mund të ishin shumë më të turpshme për Skipp, i cili u duk se bëri një pasim drejt Richarlison, pasi sulmuesi ishte gati të hynte në lojë.

Skipp startoi në mesfushë falë lëndimit të Bentancur, ndërsa Pierre-Emile Hojbjerg ishte i pezulluar.

Ai luajti së bashku me Pape Matar Sarr, dhe dyshja nuk ia dolën shumë keq kundër mesfushës së Milanit, me Conten që tha pas ndeshjes se ishte i kënaqur me atë që pa te Skipp. /Telegrafi/

Exit mobile version