Telegrafi

Moment shokues, aeroplani i vogël bie mbi veturë (Video)

Në Houston të Shteteve të Bashkuara, një pilote nuk ka arritur të vë aeroplanin nën kontroll dhe ka rënë sipër një veture të parkuar.

Dana Gray, që po fluturonte së bashku me burrin dhe vëllanë e saj, është këshilluar të bëjë edhe një xhiro e më pas të aterojë në Hobby Aeroport, transmeton Telegrafi.

Por, 46-vjeçarja ka nxituar duke menduar se po bën një zbritje si duhet.

Për pasojë ajo ka gjetur vdekjen së bashku me dy familjarët e saj, pasi fluturakja e vogël ka rënë sipër një automobil të zbrazët. /Telegrafi/