Telegrafi

Moment i rrallë në Superligën e Shqipërisë: Veprim për t’u duartrokitur në takimin mes Kukësit dhe Partizanit

Java e 20-të në Superligën e Shqipërisë ka sjell një moment mjaftë spektakolar.

Në përballjen mes Kukësit dhe Partinzanit u shfaq një veprim që duhet duartrokitur, në duelin që përfundoi 2-1 për këta të fundit.

Ishte minuta e 88-të e takimit, kur gjuajtja e Eraldo Çinarit u ndalua nga lojtari kundërshtar që mbeti më pas i shtrirë në tokë.

Nga kjo situatë e krijuar, përfitoi Murataj që gjuajti pa nguruar në portën kundërshtare për të shënuar për 2-0.

Një gjest i tillë ka sjellë irritimin e ekipit të Kukësit, që menjëherë kanë nisur të konfrontohen me Muratajn. E pas këtij episodi vjen një veprim për tu duartrokitur, teksa të kuqtë i hapin rrugën golit të verilindorëve.

Limaj merr topin nga mesfusha dhe me të gjithë lojtarët e Partizanit të palëvizur ngushton shifrat në 1-2. /Telegrafi/