Telegrafi

Moment që mund t’ju ketë ikur: Xhaka goditi fuqishëm, por shtylla shpëtoi Turqinë

Granit Xhaka mund të ishte në listën e realizatorëve, mirëpo shtylla e shpëtoi Turqinë.

Zvicra shënoi fitore 3-1 përballë turqve në kuadër të Grupit A në Kampionatin Evropian.

Lexo po ashtu Zvicra i falet Shaqirit, por kualifikimin e kërkon nga pozita e tretë - Turqia eliminohet

Dy gola nga Xherdan Shaqiri dhe një i Haris Seferovic, ishin të mjaftueshme për Helvetikët që të marrin fitoren që mund t’i kualifikojë në 1/8 e finales së Euro 2020 nga vendi i tretë.

Ishin minutat e fundit të takimit, kur Zvicra fitoi një gjuajtje të lirë dhe Xhaka mori përgjegjësinë që ta gjuante atë.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Zvicër 3-1 Turqi: Shkëlqyen Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka

Fati në ato momente ishte në anën e Turqisë, pasi goditja e fuqishme e lojtarit shqiptar u ndal nga shtylla vertikale.

Momentin e gjuajtjes së Xhakës mund ta shikoni nga minuta e 2:33 /Telegrafi/