Granit Xhaka mund të ishte në listën e realizatorëve, mirëpo shtylla e shpëtoi Turqinë.
Zvicra shënoi fitore 3-1 përballë turqve në kuadër të Grupit A në Kampionatin Evropian.
Dy gola nga Xherdan Shaqiri dhe një i Haris Seferovic, ishin të mjaftueshme për Helvetikët që të marrin fitoren që mund t’i kualifikojë në 1/8 e finales së Euro 2020 nga vendi i tretë.
Ishin minutat e fundit të takimit, kur Zvicra fitoi një gjuajtje të lirë dhe Xhaka mori përgjegjësinë që ta gjuante atë.
Fati në ato momente ishte në anën e Turqisë, pasi goditja e fuqishme e lojtarit shqiptar u ndal nga shtylla vertikale.
Momentin e gjuajtjes së Xhakës mund ta shikoni nga minuta e 2:33 /Telegrafi/
https://youtu.be/PtkIbd8JYg0?t=153