Një nënë e pikëlluar ka publikuar një video tronditëse të saj duke i kënduar djalit të saj që po vdiste, pasi ai u sulmua dhe u godit me thikë për vdekje në një vrasje brutale nga dhjetë adoleshentë në Angli.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet rrëqethëse tregojnë Zoey McGill duke mbajtur djalin e saj Jack Woodley, 18 vjeç, në momentet e tij të fundit pasi ai u godit me grusht, më pas edhe me thikë nga një bandë adoleshentësh, të gjithë të moshës 14 dhe 18 vjeç, pasi ai u largua nga një panair argëtimi në Co Durham në tetorin e vitit të kaluar.
Jack u vendos në një makineri të mbështetjes për jetën, por me gjithë përpjekjet më të mira të mjekëve, ai vdiq tragjikisht më 17 tetor.
Vrasësit e tij u burgosën duke u dënuar për një minimum prej 124 vitesh për sulmin.
Pamjet prekëse, të cilat u publikuan për të shënuar përvjetorin e vrasjes, tregon zonjën McGill, 35, të shtrirë në shtrat ndërsa “Dancing in the Sky” dëgjohet në sfond, ndërsa ajo këndon së bashku me tekstin prekës: “Shpresoj se je duke vallëzuar në qiell”. /Telegrafi/