Në një spital të Indonezisë është regjistruar momenti rrëqethës, kur një burri i nxjerrin një peshk të gjallë nga fyti.
Pacienti që mbetet i paemëruar, ka rënkuar në dhimbje, ndërsa mjekët janë përpjekur ta kapin me pinca, gjallesën që i përdridhej poshtë gojës, transmeton Telegrafi.
Ai psherëtinë dhe lëshon një ofshamë të thellë, në momentin kur filluan t’ia largojnë me forcë nga gryka.
Më pas peshkun e mbuluar me gjak, e vendosin në çarçaf për të treguar se si duket.
Nuk bëhet e ditur se si ka përfunduar kjo gjallesë e ujit në fytin e këtij burri.
“Ka qenë shumë i uritur dhe ka dashur ta hajë”, si dhe “kjo ndodhë kur humbë bastin”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime dhe komente, lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2WVcGjjCxOo