Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në qytetin Bursa të Turqisë, ku një mace ka bërë përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar të voglën e saj që kishte mbetur e mbyllur në një zyrë.
Kjo situatë interesante ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale pasi u regjistrua nga kamerat dhe u publikua.
Në momentin që një burrë hap derën, kotelja shpejt niset drejt nënës së saj, duke treguar se qëllimi i saj ishte të bashkohej me të. /Telegrafi/