Telegrafi

Moment magjik në stadium: Muja surprizon tifozen e vogël me një dhuratë të paharrueshme

Në një akt të ndjerë gjatë ndeshjes së fundit të skuadrës Antwerp, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja, ka shkaktuar emocione të veçanta në tribuna.

Një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e lojtarit dhe të gjithë atyre që ishin prezent në stadiumin ku po zhvillohej ndeshja.

Një tifoze e vogël në shkallët e stadiumit mbante një pankartë ku ishte shkruar “Gëzuar ditëlindjen”.

Lexo po ashtu "Gjermania nuk është si përpara, në vitin 2024 do të jetë kaos nga shqiptarët" - Arbnor Muja flet për objektivat e kuqezinjve në Evropian dhe kërkesat e mëdha që ka për bileta

Skena u bë edhe më e veçantë kur Muja, pas përfundimit të ndeshjes vendosi të bëjë një gjest të papritur.

Ai u nis drejt tifozes që mbante pankartën dhe ia dhuroi fanellën e tij si dhuratë ditëlindjeje, një gjest që tregon vlerat e tij si sportist dhe rolin e tij si një model për të rinjtë.

Lexo po ashtu "A do të vish në Antwerp? Po, menjëherë" - Arbnor Muja tregon prapaskenat e bisedave me dy legjendat holandeze për transferimin te gjiganti belg

Një video që tregon këtë moment ka bërë xhiron në rrjetet sociale, ku vogëlushja mori vëmendjen e të gjithëve, pasi shpërthen në lot gëzimi nga surpriza që i bëri futbollisti.

Akti i Mujës jo vetëm që gëzoi vogëlushen në ditën e saj të veçantë, por gjithashtu ka shërbyer si një shembull frymëzues i mënyrës se si sportistët mund të kenë një impakt pozitiv në jetët e tifozëve të tyre më të vegjël. /Telegrafi/