Telegrafi

Moment i jashtëzakonshëm: Gazetari ballafaqohet me të dyshuarit për vrasjen e Kim Jong-nam (Video)

Në disa pamje të jashtëzakonshme, një gazetar i paidentifikuar tenton të “identifikojë” treshen që gjendeshin në një aeroplan që po shkonte drejt Koresë së Veriut.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një gazetar i cili kishte vërejtur se në bordin e aeroplanit po ngarkoheshin disa ngarkesa interesante, me tre të dyshuarit në bord gjithashtu.

Lexo po ashtu Tre të dyshuarit për vrasjen e Kim Jong-nam kthehen në shtëpi, pas një marrëveshje ndërshtetërore

Në fakt, njëri nga të dyshuarit thuhet më tej, ishte i ulur pikërisht në vendin e tij.

Dy nga tre burrat me të cilët ai “ballafaqohet” besohet të jenë Hyon Kwang Song, sekretar i dytë në ambasadën e Koresë së Veriut në Kuala Lumpur, dhe Kim Il Uk, një anëtar i stafit të kompanisë ajrore shtetërore të Koresë së Veriut, Air Koryo.

Ndërkohë mediat e huaja kanë raportuar se tre shtetas të Koresë së Veriut, të cilët kërkoheshin për pyetje në lidhje me vrasjen e Kim Jong Nam, gjysmë-vëllait të udhëheqësit të Koresë së Veriut, ka shumë të ngjarë të jenë kthyer në shtëpi, së bashku me kufomën e viktimës, pasi Malajzia ka arritur një marrëveshje të shpejtë me Korenë e Veriut.

Gjysmë-vëllai i udhëheqësit të Koresë së Veriut u vra (duke u helmuar) në aeroportin ndërkombëtar në Kuala Lumpur më 13 mars të këtij viti. /Telegrafi/