Një studente kineze u tmerrua kur papritmas u sulmua nga një gatopard, gjatë një turneu turistik.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë pamjet e regjistruara nga një telefon kanë kapur momentin kur “macja e madhe” i afrohet turistes para se të kërcejë papritmas, duke u përpjekur të kafshojë qafën e vajzës.
Ka qenë një kujdestar i parkut ai i cili reagoi duke e tërhequr macen e madhe.
Sulmi thuhet të ketë ndodhur në një park në Afrikën e Jugut.
Viktima e sulmit, Peggy Lio, një studente nga Macau për fat të mirë nuk kishte pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/