Këto pamje thuhet se tregojnë momentin e frikshëm kur dy aeroplanë luftarakë francezë u përplasën në ajër gjatë një shfaqjeje ajrore kombëtare në një bazë ushtarake në Francën jugperëndimore të dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti përfshiu aeroplanin Rafale nga skuadroni i 30-të i dhe ndodhi në bazën 709 Cognac-Châteaubernard në Charente rreth orës 12:40 pasdite.
#rafale #meeting #cognac #abordage Voici les images de l'impact, 12:37:09 sur mon boîtier, 200 mm + doubleur. J'étais loin, au niveau du Fouga de Jack Krine, croyant d'abord à des oiseaux en observant les débris dans le ciel @Armee_de_lair @charentelibre @sudouest pic.twitter.com/3tO2G2aP4W
— Un jour, une photo (@oneday_onephoto) May 23, 2022
Për fat të mirë, të dy aeroplanët mundën të uleshin në mënyrë të sigurt, megjithatë ka nisur një hetim për aksidentin që la të dëmtuar pjesën e sipërme të bishtit të njërit prej tyre.
Koloneli Nicolas Lyautey, komandanti i bazës ajrore, tha: “Një prej [aeroplanëve] humbi një pjesë të tij,…”, duke shtuar se ata aterruan ‘pa vështirësi’, ‘askush nuk u lëndua’ dhe një përplasje e tillë ishte ‘shumë e rrallë’.
Both jets managed to land, one of them had just returned from the NTM where it had won the best livery trophy. pic.twitter.com/jf5kBpqYBD
— Julien Durand (@JulienD52088560) May 22, 2022
Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë dhe një banor në fshatin fqinj të Gensac-la-Pallue tha se mbeturinat ‘dëmtuan një çati’ përpara se ‘të binin në trotuar’.
BREAKING Two Rafale fighter jets collided mid-air during an airshow in France https://t.co/sfuGpWPsI3
— AIRLIVE (@airlivenet) May 22, 2022
Sipas France 3, zyra e shtypit e Forcave Ajrore tha se ‘një aksident i tillë është jashtëzakonisht i rrallë’ dhe hera e fundit që një incident i ngjashëm ka ndodhur ishte në prill 2010. /Telegrafi/