Festat e fundvitit kryesisht karakterizohen me dhurata të shumta që familjarë dhe miq i bëjnë njëri-tjetrit.
Kështu veproi edhe aktori Laurence Kinlan me dy djemtë e tij, Oren dhe Ollie.
Ai i surprizoi ata me një qenush, të cilin e emëruan Teddy.
Vëllezërit u panë shumë të lumtur për dhuratën e fundvitit, andaj edhe reagimet e tyre ishin shumë emocionale.
Aktori theksoi se kjo dhuratë erdhi pasi djemtë e tij e kishin kërkuar që moti, andaj nuk ishte çudi që ata u emocionuan aq shumë. /Telegrafi/