Telegrafi

Moment emocionues në Milano: FIFA shpall nënën dhe djalin e saj të verbër si tifozë të vitit

Silvia Greco është zgjedhur tifozja më e mirë e vitit nga FIFA.

Përzgjedhja është bërë nga vet tifozët në të gjithë botën dhe fituese është shpallur nëna nga Brazili e cila çon djalin e saj me aftësi ndryshe gjithmonë në stadium.

Historia e Silvia Greco i ka prekur të gjithë në sallë, duke shkaktuar dhe lot tek legjenda të futbollit. Nëna i tregon djalit të vet Nicola ndeshjet duke e bërë atë që të ndiej emocionet e sportit më të bukur në botë.

“Ajo që i jep më shumë kënaqësi Nickollas në këtë jetë është futbolli dhe e ndjekim atë në stadium”, ka thënë Silvia.

Lexo po ashtu Zyrtare: Alisson shpallet portieri më i mirë i vitit nga FIFA

“Unë ia shpjegoj në detaje atmosferën dhe karakteristikat e secilit lojtar. Shpjegimi i golave është, pa dyshim, më tërheqës”, ka shtuar më tej ajo.

Tifozët e veçantë janë përgëzuar dhe nga presidenti i ekipit të Palmerias Brazil, I cili ka qenë nga më të prekurit në sallë. /Telegrafi/