Telegrafi

Moment emocionues, emigrantja meksikane ribashkohet me prindërit pas 20 viteve (Video)

Maria Elena Esparza kishte marrë një vendim shumë të vështirë 20 vite më parë – për t’i braktisur prindërit dhe 10 familjarët e tjerë në Meksikë, duke shpresuar për një jetë më të mirë në SHBA.

Nga frika se mund të arrestohet pasi qëndronte pa dokumente të rregullta në SHBA, 40-vjeçarja nuk e kishte parë familjen e saj për më shumë se dy dekada, transmeton Telegrafi.

Por, më në fund asaj iu dha mundësia të ribashkohet me prindërit e saj të moshuar në aeroportin ndërkombëtar të Seattle-Tacoma.

Babai i saj, Sostenes Esparza-Munos, 81-vjeç, dhe nëna Esperanza Rodriguez-Rodriguez, 80-vjeçe, nuk mund të prisnin derisa të ribashkohen me të bijën.

Në fillim nëna e Maria Elenas, nuk e njihte të bijën për faktin se kishin kaluar shumë vite dhe ajo kishte ndryshuar shumë.

Ndërkaq e bija e saj 20-vjeçe, Maria Acosta-Esparza, ishte siguruar që këtë ribashkim ta filmon derisa gjyshi dhe gjyshja e saj përqafoheshin me nënën e saj në aeroport. /Telegrafi/