Site icon Telegrafi

Moment emocionues, djaloshi 9-muajsh për herë të parë dëgjon zërin e prindërve

Një foshnje nëntëmuajshe që kishte problem me dëgjim, ka arritur të ndiej zërin e nënës dhe babait për herë të parë, kjo pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike.

Everett Colley nga Virginia që nga lindja nuk kishte dëgjuar – pra kishte lindur i shurdhër dhe është detyruar ta mësojë gjuhën e shenjave për të komunikuar me prindërit e tij Ashley, 29-vjeçe dhe Zachary, 30, transmeton Telegrafi.

Por mjekët i kishin propozuar një intervenim kirurgjik, në të cilin do t’i implantohej një pajisje që do t’i mundësojë të dëgjojë.

Dy javë më vonë pas intervenimit, vogëlushi arriti për herë të parë të dëgjojë zërin e prindërve.

Ky moment emocionues është filmuar gjatë 20 dhjetorit – ku shihet Everett shikon me habi prindërit pasi ua dëgjon për herë të parë zërin. /Telegrafi/

Exit mobile version