Telegrafi

Moment drithërues: Pasagjerja vëren një aeroplan luftarak afër dritares (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një pasagjere që po udhëtonte nga Dubai për në Londër zbuloi një avion luftarak ngjitur me dritaren e saj.

Sabrina Fawaz po udhëtonte me burrin e saj me një aeroplan të British Airways të shtunën kur aeroplani kishte humbur përkohësisht komunikimin me kontrollin e trafikut ajror, transmeton Telegrafi.

Dhe në momentin që ai ishte futur në hapësirën ajrore, pranë tij ishin shfaqur dy aeroplanë të Forcave Ajrore hungareze.

Pasagjerja e cila po udhëtonte me aeroplan e kishte përshkruar momentin si shumë të sikletshëm duke shtuar se kishte menduar se “aeroplani ishte gati rrëzonte ata”. /Telegrafi/