Ky është momenti dramatik kur një valë masive “shpërthen” përmes shkëmbinjve në Tenerife, duke përfshirë katër persona, dy prej të cilëve thuhet se janë mbytur. Një person i tretë, thuhet se ende është i pagjetur.
Videoja dramatike, përcjell Telegrafi, e bërë nga një dëshmitar i tronditur, thuhet se është publikuar pas tragjedisë që vrau një pushues 72-vjeçar spanjoll dhe një burrë 35-vjeçar, i cili supozohet të ketë provuar për të shpëtuar atë.
Nuk është e qartë se kush është në pamje, por videoja tregon se si vala masive godet një shkëmb në të cilin një njeri është duke qëndruar.
Vala e madhe gjithashtu vjen shumë pranë dy të tjerëve të cilët janë parë duke u përpjekur për t’i shpëtuar ujit, duke u kacavjerrë tek disa shkallë druri.
Aksidenti supozohet të ketë ndodhur në pasditen e së mërkurës në komunën e Santiago de Teide, një vendpushim popullor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KFeoEmbY8Wo