Në Queensland të Australisë është xhiruar momenti drithërues, i heqjes së grepit që i kishte hyrë një burri në dorë.
Beau Greaves ka qenë duke peshkuar, kur papritmas ai ka mbetur me metalin e mprehtë në mes të shuplakës së dorës së djathtë, transmeton Telegrafi.
Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihet metoda e frikshme e heqjes së grepit me anë të një grepi tjetër më të madh. Pas intervenimit të suksesshëm, Greaves që është peshkatar dhe njohësi i botës së egër, mbeti me shumë dhimbje dhe rrjedhje gjaku. /Telegrafi/