Telegrafi

Moment i çmendur nga Kardashianët! Khloe xhiron Kortney në moment intim në banjë (Video)

Motra e tyre më e vogël, Kylie Jenner, do të bëhet 19 vjeçe edhe dy javë mirëpo festa për këtë ditëlindje vetëm se ka filluar.

19 vjeçja Kylie kishte organizuar një para-aheng për ditëlindje, ku kishte ftuar shoqërinë e saj, e që prezente kanë qenë edhe motrat e saja, transmeton orainfo.

Të përfshira në energjinë pozitive që mbretëronte në këtë festë, Khloe kishte filmuar motrën e madhe Kortney në një moment shumë intim.

Kortney shihet qartë se ishte e inatosur që Khloe po filmonte pamje të saja kaq privatë ne Snapchat, mirëpo është pikërisht ky fenomen, që i ka bërë kaq të famshme vajzat Kardashian.