Telegrafi

Molly McCann ‘vjedh’ vëmendjen në UFC, mposhti Haanah Goldy me një nokaut superior me bërryl

Molly McCann prodhoi një nokaut të madh për të vulosur një fitore në raundin e parë ndaj Hannah Goldy në UFC London sot (e shtunë) mbrëma.

32-vjeçarja ishte një nga atraksionet kryesore në O2 Arena së bashku me kolegun e saj anglez, Paddy Pimblett.

McCann mahniti turmën me paraqitjen e saj ndaj Goldy, të cilën e mposhti me nokaut në raundin e parë.

Fitorja e anglezes erdhi pas një nokauti me bërryl rrotullues për të vulosur fitoren e 13-të të karrierës së saj.

“Nuk do të të zhgënjej! A keni parë ndonjëherë rrufe të godasë dy herë, mirë tani keni parë! Unë i jam përkushtuar lojës sime”, ka thënë McCann pas fitores së saj.

Lexo po ashtu Goditje brutale me bërryl - McCann dërgoi kundërshtaren menjëherë në spital

Deklarata e McCann erdhi pasi ajo mposhti edhe Luana Carolinan në mënyrë të ngjashme para katër muajsh.

Fitorja e anglezes në atë kohë pati bërë bujë, pasi Carolina u pat dërguar menjëherë në spital. /Telegrafi/