Telegrafi

Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë të PSD-së u caktohet masa e ndalimit për 48 orë

Partia Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar se kryetari i tyre Dardan Molliqaj dhe anëtarët e tjerë të PSD-së të arrestuar gjatë ditës nga Policia e Kosovës, janë ndaluar për 48 orë.

Ata ishin arrestuar pas protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarine Trendafilova.

PSD-ja e ka gjujtaur vendim politik, masën e ndalimit 48-orësh për kryetarin dhe aktivistët e saj.

Lexo po ashtu PSD njofton se janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kërkojmë urgjentisht të lirohen, metodat frikësuese nuk na ndalin

”PSD izolohet që Trendafilovës t’i bëhet vizita sa më normale. Por lufta e saj për imazh është e humbur. Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçes, Gent Brahimit t’iu jepet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Gjashtë anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD) u arrestuan të mërkurën pasi protestuan kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur bombola tymuese që krijuan tym të madh të zi pranë hotelit “Sirus” në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile. /Telegrafi/