Site icon Telegrafi

Molliqaj i VV-së i përgjigjet Ismailit të PDK-së

Deputet i Lëvizjes Vetëvendiosje, Dardan Molliqaj, ka replikuar me nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se populli ka vendosur kush duhet të largohet nga politika.

Ismaili sot përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Molliqajn për një deklaratë të tij për disa gjyqtarë, duke theksuar se njerëz të tillë duhet të largohen nga skena politike e vendit.

Postimi i plotë i Molliqajt:

“Uran Ismaili, nënkryetari i PDK-së që është rritur në prehrin e Kadri Veselit, më paska akuzuar sot se po i kërcënoj gjyqtarët që po i mbajnë nën arrest aktivistët tanë të pafajshëm. Gjyqtarët që shefi i tij Kadri Veseli i mbanë në xhep përmes kërcënimeve e korrupsionit. Ashtu siç e mban në xhep Uranin përmes bizneseve të pista që ai ia drejton Veselit.

E sa i përket dëshirës së kahmotshme të SHIK-ut për të më larguar nga politika, besoj që populli ka vendosur tashmë se kush do të largohet  (sic), ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/

Exit mobile version