Telegrafi

Molliqaj: Vjosa Osmanin nuk e votuan Këshilli i Vetëvendosjes

Dardan Molliqaj ka folur rreth marrëveshjes mes Albin Kurtit nga Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit me iniciativën “Guxo”.

Ai ka thënë se Kurti ka shkelur edhe parimet e Vetëvendosjet.

“Kurti personalisht ka deklaruar se ‘ne nuk mund të japim emrin për president pasi që duhet të votohet nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes’ dhe tash del e ja uron Vjosa Osmanit kandidaturën pa e miratuar Këshilli”, ka deklaruar Molliqaj në Kanal 10.

Po ashtu Molliqaj ka folur edhe për Kurtin.

Ai e ka krahasuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai u shprehë se Albin Kurti po përfundon tek Rugova sikurse Hashimi, kur po dëshiron pushtetin.

“Vjosa Osmani është kundërshtare e Hashim Thaçit, por nga një prespektivë tjetër. Vjosa është e djathtë sikurse Hashimi. Edhe Albini, sikurse Hashimi, po përfundon tek Rugova, kur dëshiron të marr pushtetin. Nëse e patë edhe ju sot, fotografia i Rugovës prapa”, u shprehë Molliqaj.