Site icon Telegrafi

Molliqaj: Veteranëve milionerë u dhemb e vërteta që ua tha Aida Dërguti

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj në një postim në Facebook, i ka dalë në mbrojtje deputetes së VV-së, Aida Dërguti, e cila sot pati një përplasje në Kuvend me kryetarin Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së.

Molliqaj ka thënë se përfaqësuesve të veteranëve, që janë bërë milionerë, ju dhembe vërteta e thënë nga një ish-ushtare e UÇK-së, si Aida Dërguti, që as nuk është bërë milionere, as nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Molliqajt:

“Përfaqësuesve të veteranëve, që janë bërë milionerë, që kanë hequr dorë nga bashkimi kombëtar, që e kanë pranuar “Zajednicën”, që bëjnë pazare me Isa Mustafën për t’i rritur pagat për vete e për t’ua zvogëluar ato veteranëve të varfër… sigurisht që ju dhemb e vërteta e një ish-ushtareje të UÇK-së si Aida Dërguti, që as nuk është bërë milionere, as nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar e as nuk bën pazare me Isën në dëm të ish-ushtarëve të vërtetë të UÇK-së.

Jam me ty Aida Dërguti dhe me të gjithë veteranët e veteranet e UÇK-së që nuk luftuan për përfitime dhe sot janë lënë në gjendje të rëndë nga qeveritë e njëpasnjëshme” (sic.), ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/

Exit mobile version