Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se rritje në zgjedhje do të ketë vetëm ky koalicion, thotë se tjerët po mundohen të mbrojnë vota.
Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se koalicioni AAK-PSD ka arritur të elektrizojë elektoratin dhe strukturat e dy partive, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se koalicioni AAK-PSD është duke mobilizuar më së shumti njerëz që nuk ka pasur si elektorat më parë.
“Të tjerët janë duke u munduar duke ndalur ritmin siç janë Vetëvendosje dhe PDK. LDK po mundohet të rikthejë njëfarë ndjenje. I vetmi është koalicioni AAK-PSD që është ekspansionist dhe rritës dhe kjo do të shihet natën e zgjedhjeve”.
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, thotë se rezultatin më të madh elektoral do të korr vetëm ai që është në ekspansion ndaj votuesve të partive tjera, ndërsa sipas tij ata që janë konservatorë nuk mund të korrin sukses./Telegrafi/