Site icon Telegrafi

Molliqaj: Veseli po e dëshiron një Kosovë në të cilën vendosin ai, Thaçi e Vuçiqi, e jo Kuvendi i Kosovës

Dardan Molliqaj konsideron se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po e dëshiron një Kosovë, në të cilën sipas tij, të vendosin ai, Thaçi e Vuçiqi, e jo Kuvendi i Kosovës.

Sipas deputetit të PSD-së në Kuvendin e Kosovës, përcjell Telegrafi, reagimi i Veselit ndaj opozitës veçse sa po e konfirmon drejtësinë e kërkesës së opozitës për një seancë të jashtëzakonshme.

Reagimi i Molliqajt vjen pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, i cili kërkesën e Opozitës për një seancë të jashtëzakonshme rreth dialogut me Serbinë, për të cilën Veseli e ka quajtur absurde.

Shkrimi i Molliqajt në Facebook:

Shteti ynë paska mbërritur në këtë pikë ku thirrja e një seance të jashtëzakonshme të quhet veprim absurd, antidemokratik, etj. dhe pikërisht nga kryetari i Kuvendit!

Pra Kadri Veseli po e don një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi i zgjedhur nga populli.

Reagimi i tij plot mllef ndaj opozitës veç sa po e konfirmon drejtësinë e kërkesës tonë për seancë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Exit mobile version