Telegrafi

Molliqaj thotë se Glauk Konjufca një vit ka punuar për SHIK-un

Një debat i ashpër është zhvilluar sot, mes deputetit të PSD-së Dardan Molliqaj dhe atij të Vetëvendosjes Glauk Konjufca.

Deputeti i PSD-së dhe ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka akuzuar shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca se për një vit ka qenë në SHIK. Kurse Konjufca ka theksuar se i pranon Pretendimet e Dardanit nëse ka fakte.

“Një vit, Glauk Konjufca ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës. Ish ka mirë më marrë guximin dhe me tregu, se kur ka qenë Glauku në SHIK, s’ka qenë në Vetëvendosje… Mirë është me tregu vet, por ndash edhe unë po tregoj për tjerët që keni qenë në SHIK një nga një ”, ka theksuar Molliqaj.