Telegrafi

Molliqaj: Të premten në Kuvend do të dëshmojë se Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka treguar se nesër në Kuvendin e Kosovës do të dëshmojë se Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK.

“ Nesër nëse mbahet seanca, unë do t’i shpalosi faktet se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK. Në pikën për deklarime publike do të tregojë atë që është e vërtetë. Në deklarime publike unë nuk them gjëra të pavërteta. Kemi hy me një debatë që unë nuk e kam zgjedh. Por, meqë kjo po ndodh unë tash duhet ta them të vërtetën. E vërteta do të dalë nesër në shesh”, ka deklaruar Molliqaj në T7.

Ai ka thënë se Konjuvcën nuk do ta shpëtojë askush nga e vërtetë që ka qenë pjesë e SHIK

“Nga kjo e vërtetë Glaukun nuk do ta shpëtoj as Kadrushi e as Burdushi”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se vetëvendosësi Glauk Konjufca, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 7 shkurt ndaj Molliqajt, për siç ka deklaruar ai, shpifje që ka bërë ish-shoku i tij i idealit.