Site icon Telegrafi

Molliqaj: Të gjithë po sillen rreth PDK-së për pushtet

Aleancë e re për Vetëvendosjen është propozimi i sekretarit organizativ të saj, Dardan Molliqaj dhe jo ndryshim i ideologjisë së subjektit.

Sipas tij, fajtori kryesor për dështimin e përpjekjeve për të rrëzuar pushtetin është vetë interesi për pushtet që kanë partitë tjera.

“Të gjithë po sillen rreth PDK-së për pushtet”, ka thënë Molliqaj në emisionin “Rubikon”.

Gazetari Arben Ahmeti ka kundërshtuar vazhdimisht mundësinë që, sipas tij, është ndryshimi i Vetëvendosjes dhe vetë opinioneve të Dardan Molliqajt.

Ai ka thënë se Albini paska humbur një aleat, duke iu drejtuar Molliqajt.

“Ne nuk jemi aleatë. Ne besojmë në ideologji të njëjtë”, u kundërpërgjigj Molliqaj.

Exit mobile version