Site icon Telegrafi

Molliqaj sqaron fotografinë e dikurshme me Thaçin (Foto)

Së fundmi nëpër rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një fotografi e sekretarit organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Për këtë Molliqaj ka dhënë sqarimin e tij duke treguar se kur është bërë ajo fotografi ky ka qenë vetëm 15 vjeç.

Ky është postimi i plotë i Molliqajt:

“Koalicioni i krimit dhe klani pronto, nga frika e madhe e humbjes paskan fillu me bë mashtrime me një foto që është bërë në vitin 2000-2001, gjatë kohës kur unë isha nënkryetar i gjimnazit në Deçan, dhe ku për të takuar nxënësit dhe mësimdhënësit kishte ardhur Hashim Thaçi.

Në këtë kohë kam qenë 15 vjeç dhe asnjëherë nuk kam qenë anëtar i PDK dhe as pjesë e asnjë strukture të asnjë subjekti tjetër politik. Pres që themeluesit e PDK-së në Deçan ta demantojnë këtë të pavërtetë.

Përndryshe, personi që e ka publikuar këtë foto është vëllau i Arif Zukajt i cili ka qenë një nga keqpërdoruesit e fondit “Vendlindja Thërret” në Gjermani dhe ka vjedhur dhjetra mijëra euro nga ky fond.

E kemi thënë gjithmonë që klani pronto i frikësohet shumë humbjes. Sepse humbja për ta s’është vetëm humbje por është burg”, ka shkruar Molliqaj.

Exit mobile version