Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj ka akuzuar Bilall Sherifin dhe partinë e tij, se gjatë kohës sa kanë qenë në PDK, kanë keqpërdorur edhe paratë në ndërtimin e shtatoreve të dëshmorëve të luftës.
“Tha se ju kur keni qenë në PDK keni vjedh edhe në shtatore të dëshmorëve”, tha Molliqaj.
Reagimi i Molliqajt erdhi pas fjalimit të deputetit të NISMA-s për Kosovën Bilall Sherifi në Kuvend, i cili foli për rëndësinë e autostradave të ndërtuara në vend.
Ndërkaq, deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:00./KP/