Telegrafi

Molliqaj i quan zagarë Tahirin e Ismailin e PDK-së

Kanë vazhduar polemikat deri në fyerje në rrjetet sociale të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj  me nënkryetarin dhe anëtarin e kryesisë së PDK-së, Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri.

Pasi anëtari i kryesisë së PDK-së Abelard Tahiri, e quajti Dardan Molliqajn, kriminel, ky i fundit, përmes një statusi në Faceook e ka quajtur Tahirin “zagar të Thaçit”. Epitet të njëjtë Molliqaj i ka dhënë edhe nënkryetarit të PDK-së Uran Ismailit.

Postimi i plotë i Molliqajt:

“Prej panikës së humbjes, Kadri Veseli përmes zagarit të tij Uran Ismailit, dhe Hashim Thaçi përmes zagarit tjetër Abelard Tahirit, qenkan lëshu me lehje e shpifje ndaj meje.

Por këto lehje nuk mund ta ndryshojnë një fakt të thjeshtë: hajnat e kriminelët do të përfundojnë në burg” (sic), ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/