Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate ka thënë se kjo parti është përcaktuese për diskursin politik të së ardhmes në Kosovë.
Molliqaj, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita dhe se sipas tij edhe tani para zgjedhjeve po vazhdon të jetë.
Postimi i plotë:
“PSD DO TË JETË SUBJEKTI PËRCAKTUES
Në dy vitet e fundit, PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita. Njësoj po vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve.
Për mua është e qartë arsyeja se pse po na sulmojnë:
– PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike të 2 viteve të fundit.
– PSD si fuqi e dijes dhe e votës do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme.
Por mbi të gjitha, PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë
Asnjë sulm e shpifje nuk mund ta ndal PSD-në në përcaktimin e saj politik, që bazohet në bindjet tona socialdemokrate dhe anti-populliste.
Koha do të kalojë shpejt, dhe shpejt gjithçka do të shihet”, ka shkruar Molliqaj./Telegrafi/