Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për aksionin e sotëm të kësaj partie që rezultoi edhe me arrestimin e tij dhe shumë aktivistëve tjerë.
Molliqaj thotë se shteti përdori standard të dyfishta kur ushtroi dhunë ndaj tyre pasi sipas tij ata janë parë më të dobët në krahasim me të tjerët.
“Dhuna vazhdoi edhe në korridoret e stacionit të policisë, në zyrat e Policisë së Kosovë dhe pesë nga ne u rrahën edhe në stacionin e policisë përfshirë edhe mua. Dikush e ka marrë vetëm nga një shuplakë e dikush disa shuplaka”, tha ai në “Debat Plus”.
Molliqaj thotë se sulmi ndaj Natyra Kuçit dhe Teuta Rrustës ishte edhe në baza patriarkale.
“Këto sjellje të policisë tregojnë mjaftueshëm se ku është Kosova sot”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.
I pari i PSD-së thotë se kjo parti nuk është kundër mbajtjes së tubimeve zgjedhore.
“Kërkesa jonë ka qenë që të rishikohen masat ose të ketë një standard për të gjithë”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj./Telegrafi/