Dardan Molliqaj nga Grupi i Deputetëve të Pavarur tha të mërkurën se presidenti i Kosovës publikisht e ka pranuar se ka qenë në dijeni për deportimin e shtetasve turq.
Molliqaj tha se është tashmë e ditur se personi që e ka ditur dhe ka marr vendim është presidenti i Kosovës.
Ai tha se pyetja është a ka qenë korrekte në aspekt ligjor. “Me aq sa kam pa unë është deportim dhe jo ekstradim”, tha Molliqaj.
Molliqaj tha se sipas Ligjit për të Huajt kur rrezikohet siguria kombëtare nuk ka procedura, transmeton KP. Deputeti tha se tash shtrohet pyetja a e kanë rrezikuar këta persona sigurinë kombëtare.