Site icon Telegrafi

Molliqaj: Për UÇK-në s’kanë të drejtë të flasin “komandantët” e koalicionit të krimit

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj është përfshirë në debatin rreth komandantëve dhe luftës së UÇK-së.

Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “çdo fjalë e atyre që u rreshtuan në koalicionin PAN, për luftën çlirimtare është hipokrizi”.

Madje Molliqaj thotë se edhe OVL e UÇK-së është ‘e kapur’ nga koalicioni PAN.

Postimi i plotë i Molliqajt

“Për UÇK-në nuk kanë të drejtë të flasin, disa “komandantë” që kanë përfunduar në koalicionin e krimit dhe as OVL të UÇK-së që është e kapur prej po këtij koalicioni.

Çdo fjalë e tyre për luftën çlirimtare është hipokrizi sepse:

 Ata e lanë UÇK-në jashtë Kushtetutës së Kosovës;

 E mbështetën Gjykatën Speciale që bazament e ka përdhosjen e luftës së UÇK-së;

E hoqën bashkimin kombëtar nga programet e tyre – idealin kryesor të luftës së UÇK-së;

 U bënë milionerë për vete, ndërkohë që i lanë në varfëri ushtarët e vërtetë të UÇK-së (mbi 50 ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike);

 E mbështetën pa rezervë dialogun me Vuçiqin e Daçiqin;

 Për arsye klienteliste i shpallën si veteranë edhe njerëzit që ishin bashkëpunëtorë të Serbisë;

 E sollën Listën Srpska në Kuvend dhe vazhdimisht i dhanë kompromise” , ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/

Exit mobile version