Site icon Telegrafi

Molliqaj: Për bllokimin e KQZ-së fajtor sa Thaçi janë edhe dy parti

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se se deputetët e partisë së tij e mbështesin rezolutën për KQZ-në.

Molliqaj ka hedhur akuza në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi për mos emërimin e anëtarëve të KQZ-së, duke thënë se edhe dy parti që sipas tij janë duke e bllokuar këtë proces janë po aq fajtore sa Thaçi.

“PSD e mbështet rezolutën e partive që kanë bërë kërkesë për seancë, jemi të interesuar të qojmë çështjen në kushtetuese nëse nuk është në rregull. Në këtë moment që po flasim, po aq fajtor për bllokim jeni edhe ju sikur Thaçi”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj shtoi se të 6 grupeve më të mëdha në Kuvend u ka bërë ftesë Gjykata Kushtetuese ta dërgojnë nga një përfaqësues dhe se nga ky vendim gjykatës janë dy parti që janë duke e bllokuar procesin./kp/

Exit mobile version